Paralajmërimi urgjent: Hakerat rusë po publikojnë mesazhet tuaja intime në internet

Kliko per me shume info

Kriminelët kibernetikë nga Rusia kanë nxjerrë në shitje 81,000 profile Facebook-u, pasi arritën me sukses që t’i vidhnin.

Hakerët po përpiqeshin që t’i shesin llogaritë online për jo më shumë se 8 pence (10 centë) për profil.
Për ta bërë sa më të besueshëm faktin se adresat ishin me të vërtetë të vjedhura, ata postuan gjithashtu mesazhe private nga profilet e vjedhura.

Kliko per me shume info

Shumë nga përdoruesit, detajet e të cilëve janë komprometuar, janë nga Ukraina dhe Rusia, por nuk mungojnë gjithashtu edhe profile të vjedhura nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të, Brazili dhe vende të tjera të globit.

Shembujt e mesazheve të publikuara përfshinin një bisedë intime mes dy të dashuruarve, ankesave për një djalë, fotot e një festimi të fundit të dërguar privatisht midis dy miqve të Facebook dhe një bisedë për një koncert të fundit të Depeche Mode.

Autorët pretendojnë se kanë detaje nga një total prej 120 milionë llogarish, sipas Shërbimit Rus të BBC.
Kompania nga ana tjetër tha se siguria e të dhënave nuk ishte komprometuar dhe se të dhënat mund të merreshin përmes “extensions” me të infektuara nëpër browsera.

Gjigandi i mediave sociale siguroi përdoruesit se kishte ndërmarrë hapa për të parandaluar që llogaritë e mëtejshme të mos prekeshin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.