Lorenc Vangjeli tregon rrugën që ndoqi Gruevski gjatë arratisjes: Kaloi në këmbë...

Aktualitet

Gazetari Lorenc Vangjeli, të enjten, deklaroi se ish-kryeministri Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar në këmbë kufirin nga Shqipëria. Vangjeli u shpreh se Gruevski i shoqëruar edhe nga persona të tjerë me shumë gjasa ka kaluar në këmbë kufirin dhe fjala është për në zonën e Prespës.

Vangjeli: Gruevski ka hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe nuk është paraqitur në asnjë nga pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Dyshimet janë se ai ka kaluar në zonën e Prespës dhe i shoqëruar nga besnikët e tij. Ka kaluar në këmbë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka kaluar si emigrant i zakonshëm në këmbë në zonën e Prespës, kryesisht në pjesën e minoritarëve maqedonas. Atje në zonën e Pustecit, disa personazhe të zonës, e kanë shoqëruar me makinë dhe ka kaluar një natë në Ambasadën Hungareze. Pasi ishte ideuar plani i arratisjes së tij.

Vangjeli tregoi se pjesa tjetër e udhëtimit të tij ka qenë rrugëtimi përmes Serbisë, për të vazhduar drejt Hungarisë. Dyshimet janë të shumta, por ka zëra se ka pasur edhe një pasaportë të falsifikuar.

ME TE LEXUARAT