Koleksioni i vecantë i makinave Porsche

Teknologji

I ashtuquajturi “Koleksion i bardhë” i makinave Porsche, e cila ndodhet në një vend të fshehtë, për shkak të përmbajtjes së saj, si dhe dizajnit të brendshëm të plotë, duket krejt joreal.

Tifozët e Porsche, por edhe të gjithë entuziastët e vërtetë të makinave, ndoshta do të mbeten pa fjalë përpara një skene të tillë – jo vetëm në një vend, ka një koleksion të madh modelesh nga të gjitha epokat e këtij prodhuesi gjerman, por pothuajse të gjitha 65 makinat e ekspozuara janë pikturuar në të bardhë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për ta bërë të plotë eksperiencën, e gjithë brendësia e ndërtesës në të cilën ndodhen automjetet është gjithashtu e bardhë. Pronari i koleksionit deshi të mbetej anonim, si dhe vendi i objekti në të cilin ndodhen Porsche specifike, me përjashtim të faktit se ai mund të jetë në SHBA.

Ndër atraksionet kryesore të kësaj ekspozite janë Porsche 959 e bardhë, hiper makinë 918 Spyder, Carrera GT dhe disa Porsche 356, si dhe dokumentacioni origjinal i makinave.

ME TE LEXUARAT