Nuk ka më privatësi, Instagram po teston opsionin që “spiunon” vendndodhjen tuaj

Platforma juaj e preferuar e fotografisë, dhe jo vetëm, po teston një mjet që do të lejonte ‘spiunimin’ e vendndodhjes tuaj.

Kliko per me shume info

Instagram po punon në mundësinë e marrjes së të dhënave të vendndodhjes, edhe kur aplikacioni është i mbyllur, për t’i ndarë me kompaninë mëmë, Facebook. Sigurisht për arsye të reklamave.

Të dhënat, të cilat mund të përfshijnë koordinatat e sakta GPS të përdoruesit, do të ndahen me Facebook për ta ndihmuar atë të shërbejë në reklama të personalizuara, sipas TechCrunch.

Edhe pse është ende në fazat e prototipit, lajmi i këtij ndryshimi ka përkeqësuar frikën se Instagram po merr shembull nga kompania mëmë, Facebook, duke shkuar pas të dhënave personale të përdoruesve.

Ky veprim vjen vetëm disa ditë pasi themeluesit e Instagram, Kevin Systrom dhe Mike Krieger, dhanë dorëheqjen nga kompania.

Pra, kështu si po shkon çështja e ekspozimit të të dhënave personale online, më mirë na ngelet të hedhim celularin dhe çdo gjë tjetër teknologjike dhe të jetojmë poshtë ndonjë shkëmbi si dikur. Të paktën nuk do mungonte privatësia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.