Modelet e reja nga Apple, ja pse ju leverdis të zgjidhini iPhone-n më të vogël

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, solli  në 12 shtator gjeneratën e re të iPhone-ve: iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR.

Kliko per me shume info

Ndërsa iPhone XR është në një “ligë” të vetën – dhe nuk del në shitje deri në fund të tetorit – iPhone XS dhe XS Max konsiderohen pasuesit e vërtetë të iPhone X të vitit të kaluar, të cilat paraqitën një ridizajnim total të paraardhësit të tyre.

Ne po ju sjellim 5 arsye se pse duhet të zgjidhni iPhone më të vogël, XS në vend të iPhone XS Max-it më të madh:

1-iPhone XS është më i përballueshëm në çmim sesa iPhone XS Max.

iPhone XS fillon me 999 dollarë për 64 GB hapësirë ruajtëse, por mund të kushtojë deri në 1,349 dollarë për 512 GB hapësirë ruajtjeje.

iPhone XS Max fillon në $ 1,099 për 64 GB magazinim, por mund të kushtojë deri në $ 1,449 për 512 GB hapësirë ruajtjeje.

2- iPhone XS ka të njëjtën cilësi të ekranit si iPhone XS Max, por në një madhësi më të menaxhueshme për shumicën e njerëzve.

iPhone XS dhe XS Max kanë të njëjtën ekran OLED “Super Retina” nga iPhone X i vitit të kaluar – të njëjtën dendësi pikselesh, raporti i njëjtë i kontrastit, të gjitha cilësitë njëlloj.

I vetmi ndryshim, në ekran, në mes iPhone XS dhe XS Max, është madhësia. Ju nuk jeni duke humbur në cilësi.

3- IPhone XS është më i lehtë se iPhone XS Max

4- IPhone XS fuqizohet nga i njëjti “tru” si ai i iPhone XS Max.

Blerja e telefonit më të madh nuk do të thotë që po merrni performancë më të madhe.

IPhone XS dhe XS Max fuqizohen të dy nga i njëjti çip A12 Bionic nga Apple, i cili përfshin një CPU 6-core, një GPU 4-core dhe një motor neural të gjeneratës së ardhshme.

5-IPhone XS dhe XS Max kanë sisteme identike të kameras.

Selfiet tuaja do të duken identike pavarësisht nëse jeni duke përdorur iPhone XS ose XS Maxin më të madh dhe më të shtrenjtë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.