Bie Instagrami në të gjithë botën
Rrejti social më interaktiv, Instagram, ka ndaluar së funksionuari duke ua bërë të pamundur njerëzve që të shohin fotografitë ose profilet e përdoruesve të cilët ndjekin.
Në vend të përdoruesve, njerëzit janë përshëndetur me profile bosh dhe me mesazhin “Kryefaqja nuk mund të rifreskohet.”
Versioni në internet i aplikacionit gjithashtu ka probleme. Drejtimi për çdo faqe shfaq vetëm një mesazh "5xx Server Error".
Problemet vijnë në një kohë të vështirë për Instagram. Dy themeluesit e kompanisë u larguan në ditët e fundit mes zërave se nuk pajtoheshin me Facebook rreth asaj se si duhet të drejtohet kompania.
Mendohet se vjedhja e të dhënave që është bërë nga Facebook, ka ndodhur edhe në Isntagram pasi shumë njerëz e kanë Instagramin të lidhur me llogarinë e Facebook.
Nuk është menduar që këto çështje kanë të bëjnë me ndërprerjen e tanishme, e cila pothuajse me siguri është thjesht një gabim teknik.
Por, çfarëdoqoftë, çdo rënie e tillë e Instagram është një kosto e madhe për kompaninë, pasi çdo muaj ky rrjet përdoret nga më shumë se një miliard njerëz çdo muaj.
