Shumë shpejt dalin në treg, sa do të kushtojë në Europë iPhone XR?

Teknologji

Tre modele të reja prezantoi këtë shtator Apple, ku më i liri mes të gjithëve u tha se do të ishte iPhone XR.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky smartfon do të dalë në shitje në 26 tetor në Europë, ndërsa porositë për të mund të fillojnë prej 19 tetorit.

Por, sa do të kushtojë në vend e të ndryshme ky smartfon i gjeneratës së re?

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone XR (versioni me 64GB) do të kushtojë 749 dollarë, apo 643 euro.

Në Gjermani, iPhone XR do të kushtojë 849 euro, ashtu sikurse edhe në Austri.

Në Zvicër, iPhone XR do të mund të blihet për 879 franga zvicerane, apo 780 euro.

Në Angli, iPhone XR do të kushtojë 749 paund, apo 841 euro.

Në Itali, iPhone XR do të mund të blihet për 889 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone XR do të jetë 859 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.

Tani për tani nuk dihet se sa do të kushtojë iPhone XR në Kosovë dhe Shqipëri dhe as se kur do të dalë në shitje.

ME TE LEXUARAT