Liga e Kombeve, Panucci premtoi tri pikët, Shqipëria mundet me dy gola nga Skocia
Shqipëria shenoi humbjen e parë në Ligën e Kombeve pasi kuqezinjtë janë mposhtur në transfertën e Glasgow 2-0 nga Skocia.
Në stadiumin “Hampden Park” ekuadra e drejtuar nga Christian Panucci nuk arritën të dilnin asnjëherë në lojën e zhvilluar 3 ditë më parë ndaj Izraelit, duke u dorëzuar përballë forcës së vendasve. McGregor dhe Naismith që tentuan me të gjitha mënyrat për ta kaluar në avantazh Skocinë qe ne minutat e para.
Para ndeshjes, trajneri Panucci premtoi se Shqiperia shkonte ne Skoci per te fituar tri piket.
Pjesa e dyte
Steven Naismith ka shfrytëzuar mjaft një krosim nga e majta për të dërguar mes rrëmujës një top ne rrjete pas shpinës së Strakoshës, vetëm pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0, me vendasit tepër kërkues, por pa mundur të gjejnë dot golin në këtë 45 minutësh.
Panucci hodhi në fushën e lojës një formacion me tipare mbrojtëse dhe pjesa e parë u mbyll pikërisht me Shqipërinë që më shumë mendoi për të mos pësuar se sa të shihte nga porta kundërshtare.
Në mesin e pjesës së parë, skocezët patën një mundësi të artë për të shënuar, por sulmuesi i tyre, i gjendur vetëm pak metra nga porta, goditi shtyllën.
Në fundin e pjesës së parë, Skocia arriti të shënojë, por goli u anulua me të drejtë nga anësori.
Skocia: Mek Gregor, O’Donell, Robertson, Sutar, Mulgri, Tierni, Mek Gin, Mek Donald, Naismith, Mek Gregor, Rusell.
Shqipëria: Strakosha, Binaku, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Lilaj, Xhaka, Ndoji, Gavazaj, Memushaj, Balaj.