“Rrjedhin” informacione, Galaxy S10 nuk do të jetë i pajisur me detajin e rëndësishëm

Kliko per me shume info

Ne tashmë e dimë se Galaxy S10 do të jetë përmirësimi më radikal i Samsung në vite.

Kliko per me shume info

Rrjedhjet e informacionit nga kompania zbulojnë një ndryshim të hollë të formës, kamerën e pasme të trefishtë, lexuesin “tejzanor” në ekran, përditësime të shpejta të softuerit, mbështetje 5G dhe një rival të fortë për Face ID të përdorur nga Apple.

Dhe, tani Samsung po i jep fanatikëve të vet diçka që ata kanë kërkuar për vite …

Galaxy S10 do të ofrohet me ekran të sheshtë. Kjo është diçka që urryesit e “edge” kanë kërkuar që kur Galaxy S6 prezantoi ekranet e lakuara në vitin 2015.

Ice Universe thotë se Samsung do të lançojë Galaxy S10 me ekranin e sheshtë, 5.8 inç por këtë detaj do ta ketë vetëm modeli SM-G970. Ky model do të jetë më një cilësi më të ulët të ekranit dhe do të humbasë kamerën e trefishtë.

Ndërkohë, SM-G973 me ekranin 5.8 inç dhe SM-G975 me ekranin prej 6.44 inç do të ketë cepin e njohur të pajisjeve të Samsung.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.