Ronaldo nuk po shënon dot gol, Alegri i “pret gjunjët” me deklaratën e tij
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka folur pas ndeshjes me Parmën ku ekipi i tij mori 3 pikët e rradhës.
Ai është shprehur i kënaqur që pas 3 javëve Juventusi gjendet në krye të tabelës me pikë të plota.
Tekniku italian nuk ka lënë mangut edhe një koment për Kristiano Ronaldon i cili ende nuk ka gjetur golin e tij të parë në Serinë A.
Alegri u shpreh:
Djemtë u treguan të shkëlqyer. Është gjithmonë e vështirë në Parma. Ronaldo? Futbolli italian është i vështirë, nuk shënohen dot 40 gola në sezon. Ronaldo luajti ndeshje të mirë, por është moment paksa i vështirë për të. Ai nuk është në krizë. Në këtë moment nuk po e ndihmon as fati. Me Ronaldon mund të luaj edhe Dybala në formacion, por sapo të arrijë formën.”
Të shumtë janë zërat që flasin për një krizë të portugezit, por në kampin bardhezi kanë besim të plotë se Ronaldo do rikthehet ai që njohim të gjithë.
