Ronaldo: Mourinho është më i miri në botë

Sport

ronaldo-mourinhoYlli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho është trajneri më i mirë që ai ka punuar gjatë karrierës së deritashme.

Sulmuesi portugez me Mourinhon ka punuar tre vjet në Real Madrid. Ronaldo mendon se 52 vjeçari është trajneri më i mirë.

“Unë e vë atë në krye”, ka thënë Ronaldo. “Ai është një trajner i mirë, kryente shumë gjera të mira dhe ka fituar shumë trofe më klubet tjera. Trajneri im tani është Rafa Benitez dhe unë ndihem rehat. Ne duam që së bashku të fitojmë trofe”, ka thënë ish-ylli i Manchester Unitedit.

ME TE LEXUARAT