Futbollisti Janson Cummings shkatërron shtëpinë dhe publikon videon pas ndarjes nga e dashura

Sport

Një video e publikuar në “Snapchat” ku shfaqet duke shkatërruar shtëpinë e tij, duket se do t’i kushtojë futbollistit skocez Janson Cummings.

Cummings i cili u shpall lojtari më i mirë i muajti gusht për skuadrën e tij Peterborough do të dënohet nga klubi për shkak të sjelljes së tij. Në pamjet e publikuara prej tij ai shfaqet i shfrenuar dhe nis të shkatërrojë shtëpinë e tij duke filluar nga karriket. Arsyeja sipas mediave mendohet të jetë ndarja nga e dashura.

Presidenti i klubit është shprehur se do t’i qëndrojnë afër lojtarit për momentin që po kalon, por sigurisht nuk do të shpëtojë pa një dënim nga klubi, për veprimet e pajustifikueshme.

ME TE LEXUARAT