McLaren i kampionit të Formula 1 shitet për 1.8 milion euro

Sport

Përveç të qenit kampion i Formula 1 dhe një nga drejtuesit më të mirë të gjeneratës së tij, Jenson Button është gjithashtu një shofer i pasionuar me një histori mbresëlënëse të pronësisë së makinave.

Në garazhin e tij një kohë kishin qëndruar Bugatti Veyron, Honda NSX, Nissan GT-R, Ferrari Enzo dhe McLaren P1, të cilat Button kishte vendosur t’i shesë. Hiper-automobili ka kaluar vetëm 887 kilometra dhe ka çmimin e shitjes 1.8 milion euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ka ngjyrë gri “Grauschwartz”, dhe është i veshur me gri të zezë Alcantara dhe një mori elementësh të bërë nga fibra karboni. Jenson Button u zhvendos në Los Anxhelos, ku ai mori McLaren e tij të ri 675LT, duke zëvendësuar P1, i cili aktualisht është në shitje.

Nga zero deri në 100 km në orë arrin për 2.8 sekonda dhe shpejtësia maksimale është e kufizuar në 350 km/h. Vetëm 375 kopje janë prodhuar dhe është një nga makinat më ekskluzive të McLaren.

ME TE LEXUARAT