Kuqezinjtë zhgënjejnë në Glasgow. “Fustanellat” fitojnë pastër ndaj ekipit të Panuçit

Sport

Shqipëria është mundur me rezultatin 2-0 në Skoci në stadiumin “Hampden Park”. Kuqezinjtë pavarësisht se kanë pasur dy raste të pastërta me Bekim Balën nuk kanë mundur të shënojnë në portën kundërshtare.

Nga ana tjëtër skocezët na kanë ndëshkuar dy herë në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 47′ ku mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Xhimshiti shënoi autogol në portën tonë dhe në minutën e 68′ kur Steven Naismith shënoi me kokë pas një dalje të gabuar të portierit Strakosha.

Kjo humbje e kombëtares shqiptare vjen pas fitores ndaj Izraelit 1-0

ME TE LEXUARAT