I kapi frenat kundërshtarit në 230 km/h, piloti merr vendimin

Sport

Omano Fenati ishte kryefjalë e të gjithë mediave botërore, pasi kapi frenat e kundështarit me një shpejtësi prej 230 km/h, duke i rrezikuar jetën.

Piloti italian i MotoGP u përjashtua nga gara dhe u dënua me dy gara të tjera pezullim.

Por pas kritikave të shumta  ndaj tij ai, duket se ka marrë një vendim drastik, për t’u tërhequr nga garat.

Fenati u shpreh për mediat:

Me kampionatin e kam mbyllur, nuk do të rikthehem kurrë më. Nuk është më bota ime, ka shumë padrejtësi. Gabova është e vërtetë dhe iu kërkoj falje të gjithëve.”

Italiani tregoi edhe një detaj, që sipas tij u kishte shpëtuar mediave.

Ai tha:

Doni të shihni helmetën dhe kostumin tim?  Ka një shirit të gjatë zi: Është goma e Manzi, ai më sulmoi tre herë dhe ai mund  të më vriste. Kështu që mendova, tani po i bëj të njëjtën gjë, të tregoj se mund të jem edhe unë “i keq” si ai.”

Duke ndjekur deklaratat e tij, ai lë të kuptohet se ishte piloti tjetër që e ka provokuar, ndërsa pritet që këto deklarata të rishihen nga komisioni i disiplinës.

ME TE LEXUARAT