Electronic Beats organizon #CyberBullying_Hackathon

#CyberBullying_Hackathon ishte aktiviteti i radhës që u organizua të premten nga Electronic Beats në kuadër të fushatës “Këta Jemi Ne”. Ky aktivitet ishte dedikuar luftës ndaj bullizmit, fenomenit që po përhapet gjerësisht edhe në shoqërinë tonë.

Përgjatë katër orëve maratonë idesh për bullying, studentë të universiteteve në vend dhe gjimnazistë të gjimnazeve të kryeqytetit kaluan një pasdite ndryshe duke shkëmbyer ide për mënyrën sesi mund të kontribuojë sicili prej nesh në uljen e bullizmit.

Kliko per me shume info

Shkëmbim eksperiencash, kontaktesh, vëzhgime, bashkëpunim, miqësi, argëtim, mësim, prezantim ishin shumë nga gjërat që këta të rinj realizuan. Për një shoqëri me më shumë përfshirje, më shumë kreativitet, më shumë punë, Telekom Albania zhvilloi kështu të parin aktivitet që do të pasohet nga nisma të tjera për bullizmin në shkolla.
Të rinjtë u orientuan përgjatë këtyre tre orëve nga mentorë të fushave të ndryshme të cilët me eksperiencat e tyre dhanë udhëzimet e tyre.

Nga 30 pjesëmarrws u krijuan 6 grupe ku secili prezantoi idetë në 5 minuta kohë tek juria. Midis shumë ideve kreative sesi të ndërgjegjësojmë shoqërinë për bullizmin në shkolla, grupi fitues i quajtur bully_proof, i përbërë nga 5 persona nga Gjimnazi „Sami Frashëri“, solli ide shumë interesante që do integrohen në fushatën zyrtare të Telekom Albania.
Të gëzuar që në shoqërinë tone ka të rinj të angazhuar dhe të ndërgjegjësuar për fenomene problematike që përballen vetë ata dhe moshatarët e tyre.

Telekom Electronic Beats mbështet rininë dhe kreativitetin e tyre, përveç përkushtimit për të organizuar festat më të mira në vend.

Fushata „Këta Jemi Ne“ ka misionin e nxitjes së përgjegjësisë për shoqërinë tek të rinjtë. Pas festave me qëllimin pozitiv si pastrimi i plazhit, promovimi i leximit, riciklimi i baterive, Electronic Beats vijoi me aktivitetin e radhës ku u shprehën ide për luftën ndaj bullizmit kibernetik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.