E pyesin nëse do ta shkarkojnë, Mourinho surprizon me përgjigjen
Jose Mourinho nuk po kalon një moment shumë të mirë në Premier League në këtë fillim sezoni.
Aktualisht ai së bashku me ekipin e tij Manchester United renditet në vendin e 10, me 2 fitore dhe dy humbje.
Pas dy zhgënjimeve radhazi, ekipi i tij arriti të fitonte ndeshjen e së dielës ndaj Burnley me rezultatin 2-0.
Portugezi këto kohë po përflitet shumë në media se mund të shkarkohet nga drejtimi i United.
I pyetur nga La Repubblika lidhur me këtë, Mourinho u shpreh:
A e dini se sa para do i kushtonte klubit për tmë shkarkuar mua? Njerëzit thonë se unë jam në rrezik, por une nuk mendoj kështu”.
Duke ndjekur deklaratën e tij, Mou ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të largohet, pa përmbushur vitet e kontratës me skuadrën angleze.
