Debutimi i Ronaldos, masa antiterror në Verona, blindohet edhe Roma

Në “Bentegodi” të Veronës është gjithçka gati për të pritur debutimin e Cristiano Ronaldos, që pritet të marrë vëmendjen e të gjithë botës pasditen e sotme në orën 18:30.

Edhe pse çmimet e biletave të Chievo-Juventus janë dyfishuar, kjo nuk i ka penguar tifozët që të mbushin plot e përplot shkallët e stadiumit “Bentegodi”. Skuadra e Chievos, që është edhe mikpritësja, me kërkesë të Juventusit, ka marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje sa më të mirë të takimit.

Kliko per me shume info

Mes tyre evidentohen edhe masat antiterrorizëm, pasi një rast i tillë mund të nxisë edhe sulme të rënda, por autoritetet duket se kanë planifikuar gjithçka në detaje. E gjithë hapësira rreth e qark stadiumit është zbrazur, ndërsa tifozët që kanë një biletë për të parë shfaqjen, do të duhet të kalojnë disa kordonë policie, nën kontrolle mjaft të rrepta.

Situata nuk është aspak më e qetë as në Romë, ku në mbrëmje Lazio do të presë Napolin në stadiumin “Olimpico”. Kryeqyteti italian është blinduar nga forcat e policisë, që kanë marrë masa të jashtëzakonshme për të shmangur përplasjet mes dy tifozërive.

Kujtojmë që edhe sezonin e kaluar ,tifozët napolitanë u bënë protagonistë në Romë, duke shkaktuar shumë trazira dhe zënka, që u pasuan me akte dhune dhe vandale ndaj pronës publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.