PSG-ja 325 milionë euro për të transferuar dyshen e Barçës

Sport

Paris Saint-Germaini është gati për të bërë çmendurinë e fundit në merkato. Sipas mediave iberike, PSG kërkon të nënshkruajë me dyshen e Barcelonës, Ivan Rakiticit dhe Sergio Busquetsit, shkruan “Goal”.

Busquets ka një klauzolë prej 200 milionë eurosh, ndërsa mesfushori kroat, 125 milionë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në total sipas “Sport” pritet që PSG-ja të shpenzojë plot 325 milionë euro për të afruar në skuadër dy superlojtarë.

Duket shumë e vështirë për të ndodhur kjo, pasi klubi francez duhet të ketë kujdes që të mos shpenzojë shumë për shkak të rregullave të UEFA-s për Financial-Fair play.

Me Adrien Rabiotin, i cili nuk dëshiron që ta vazhdojë kontratën me PSG-në, skuadra e Tuchelit ka filluar menjëherë kërkimet për një zëvendësues të tij.

ME TE LEXUARAT