Masakra në Vlorë, arrestohet Ridvan Zykaj, vrasësi i tetë personave, ja si e gjeti policia

Aktualitet

Eshte arrestuar nga policia autori i masakres se ndodhur ne Vlore diten e djeshme ku mbeten te vrare tete persona.

Lajmi u be me dije nga policia e shtetit e cila tha se si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT