Pep Guardiola kërkon mbrojtësin e Bayernit
Lajmifundit
/
2 Janar 2017, 17:58
Sport
Pep Guardiola kërkon nga drejtuesit e skuadrës blerja të reja për shkak se ekipi po tregon shumë probleme dhe kryesisht në mbrojtje.
“Qytetarët” mund të transferojnë në janar mbrojtësin e Bayernit të Mynihut, Horge Badstuber.
Guardiola kërkon një qendërmbrojtës dhe e njeh mirë mbrojtësin 27-vjeçar që e ka pasur më parë nën urdhrat e tij.
Kalimi i tij te “qytetarët” mund të bëhet për një shumë të vogël, pasi qendërmbrojtësi në verë del si lojtar i lirë.