Futbollisti i famshëm bëhet baba për herë të dytë

Sport

Futbollisti anglez Harry Kane dhe e fejuara e tij Katie Goodland u bënë prindër për herë të dytë. Çifti njoftoi ardhjen në jetë të vogëlushes Vivienne Jane, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ata publikuan një foto ku shfaqeshin me të porsalindurën, krahas së cilës zbuluan se Katie kishte sjellë vajzën në jetë falë lindjes në ujë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Fiksimi më i ri i familjes! Vivienne Jane Kane. Kaq shumë krenare për Katie që pati eksperiencën më të bukur të lindjes në ujë, pa asnjë dhimbje” – shkruante krahas fotos kapiteni i Anglisë.

Në muajin janar të vitit të kaluar, çifti solli në jetë vajzën e tyre të parë, vogëlushja Ivy Jane, 20 muajshe. Ata u njohën në gjimnaz, kur ishin 16 vjeç.

ME TE LEXUARAT