Djali i Ronaldos, pjesë e Juventusit
Diskutimi i madh i kësaj verë ka qenë largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi drejt Juventusit, me një marrëveshje 100 milionë euro.
Futbollisti duket se nuk është mjaftuar me kaq, pasi edhe djali i tij, Ronaldo Junior ka nënshkruar një kontratë me Juventusin.
Sipas “Sportmediaset” Ronaldo Junior do të stërvitet me skuadrën e grupmoshave, U-0 në Vinovo. Tashmë nuk ka asnjë dyshimi, i biri i CR7 do të eci në gjurmët e të atit.
Juventusit nuk i mjafton një Cristiano Ronaldo. Klubi italian ka angazhuar me moshat djalin e madh të yllit portugez, Ronaldo Jr. 8 vjeçari pasi ka luajtur me Real Madrid, ka prekur topin për herë të parë edhe me fanellën e “Zonjës së vjetër”.
Ai është bërë pjesë e akademisë së të rinjve me U-9, duke u bashkuar në grupin e fëmijëve, baballarët e të cilëve luajnë për Juventusin, si Mattia Barzagli.
Kujtojmë që Cristiano Ronaldo në një intervistë që ka dhënë më parë, ka folur me superlativa për djalin e tij të parë, duke u shprehur i bindur se një ditë do të bëhet 100% si ai, madje edhe më i mirë.
“Ronaldo Jr është shumë konkurrues dhe më pëlqen që t’i mësoj atij shumë gjëra. Ka një trup të mirë, është i shpejt, dhe po mëson shumë. Ai do të bëhet 100% si unë”, u shpreh Ronaldo.