Zyrtare, Argjentina shkarkon trajnerin e kombëtares

Sport

Tekniku Jorge Sampaoli nuk është më trajneri i kombëtares së Argjentinës, lajm që është zyrtarizuar sot nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).

Palët kanë arritur një marrëveshje mes tyre, me trajnerin që do të përfitojë një shumë prej 2 milionë eurosh. Aventura e Sampaoli në stolin e Argjentinës ishte një dështim në Botërorin “Rusi 2018”, një kombëtare e mbuluar nga polemikat përgjatë gjithë turneut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse pak ditë më parë u përfol se trajneri do të qëndronte, pas një takimi me presidentin Claudio Tapia, palët vendosën të “divorcohen”. Sampaoli pat firmosur një vit më parë një kontratë deri në vitin 2022, por gjatë aventurës së tij në krye të Argjentinës ai arriti 7 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. Ende nuk dihet se cili do të jetë zëvendësuesi i tij në kombëtare, por tifozët ëndërrojnë Diego Simeone.

ME TE LEXUARAT