Merr fund makthi i Windows 10

Teknologji

Sipas njoftimeve te fundit thuhet se me përditësimin e fundit të Windows 10 që pritet të bëhet në tetor të 2018, sistemi operativ Microsoft do të përmirësojë funksionimin e instalimit automatik të përditësimeve të reja.

Një risi që ka sjellë mjaft kritika mes përdoruesve kur kompjuteri nis përditësimin në mënyrë të papritur dhe kjo ndodhte teksa punonin apo ishin duke nisur një e-mail të rëndësishëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por tashmë Microsoft thotë se është një problem i zgjidhur falë një modeli me aftësi parashikuese që mund të llogarisë me saktësi momentin e përshtatshëm për të përditësuar sistemin operativ.

Sistemi i ri mëson me eksperiencat se cilat janë lëvizjet e përdoruesit për të bërë të mundur përditësimin në një moment që pajisja të jetë e ndezur, por jo në përdorim.

Kështu përditësimi mund të bëhet automatikisht gjatë një pushimi dreke dhe kur përdoruesi do të kthehet në kompjuterin e tij do të gjejë instalimin e përditësimeve.

ME TE LEXUARAT