Vetëm një muaj në detyrë, jep dorëheqjen trajneri i Spanjës

Sport

Trajneri Fernando Hierro ka braktisur kombëtaren spanjolle të futbollit kur nuk ka  mbushur nje muaj ne detyre.

Tekniku i “La Roja”-s gjatë Botërorit ka refuzuar që të kthehet në rolin e tij të mëparshëm si drejtor sportiv, edhe pse ka një kontratë me Federatën Spanjolle të Futbollit (RFEF).

“Hierro po kërkon horizonte të reja dhe kërkon të nisë sfida të reja profesionale”, lexohet në komunikatën e RFEF-së.

“Vlerësojmë profesionistin dhe njeriun dhe i urojmë gjithë të mirat”, shtohet më tej në komunikatën zyrtare.

ME TE LEXUARAT