Trajneri i Kroacisë bën deklaratën goditëse për Francën: Ne bëmë ndeshjen më të bukur

Sport

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes në finalen e Kupës së Botës, Rusi 2018. Ai madje me ironi te fshehur thote se skuadra e tij beri ndeshjen me te mire te kampionatit. Me gjithë zhgënjimin, trajneri kroat ka thënë se lojtarët e tij duhet të krenohen për suksesin e arritur.

“Urime Francës për titullin e tyre. Luajtëm mirë në 20 minutat e para, e kontrolluam ndeshjen. Pastaj ishte një autogol nga një ndërprerje. U kthyem, dominuam dhe pastaj u akordua penalltia. Duhet t’i uroj lojtarët e mi, ishte ndoshta ndeshja më e mirë që e kemi zhvilluar në këtë kampionat, e kontrolluam lojën, por pesuam gola.

Ndaj një skuadre të fortë si Franca nuk mund të bësh gabime. Jemi paksa të pikëlluar, por duhet të krenohemi me atë që kemi bërë”,-ka thënë Dalic në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Përfaqësuesja ballkanike humbi në finalen e madhe 4-2 ndaj Francës.

ME TE LEXUARAT