Telefonat Samsung Galaxy dërgojnë foto pa dijeninë e pronarit, zbulohet shkaku

Disa përdorues të telefonit Samsung Galaxy, janë të shqetësuar nga një gabim i mesazhimit, që duket se dërgon fotografi të rastësishme.

‘Android Central’ raporton se rezultati është që mesazhet e rastësishme, thuhet se po dërgohen nëpërmjet aplikacionit të parazgjedhur të Samsung-ut. “Nëse keni një telefon Samsung dhe përdorni aplikacionin e parazgjedhur ‘Samsung Messages’ për të gjitha nevojat tuaja për tekst, ju mund të dëshironi të kontrolloni galerinë tuaj për t’u siguruar që nuk keni ndonjë foto të turpshme në të”, raporton Fox Neës.

Kliko per me shume info

Një përdorues në forumin ‘Reddit’, u trondit kur të gjitha fotografitë në galerinë e tij iu dërguan të dashurës së tij derisa ai ishte duke fjetur. Një përdorues tjetër tha se kjo ndodhi me telefonat e tij dhe të gruas së tij, transmeton RTKlive.

Pjesa e frikshme është, nuk ka dëshmi të mbetura në aplikacionin e mesazheve të dërguesit që fotot janë dërguar.

Deri më tani, çështjet janë raportuar në Galaxy S9 dhe Note 8, dy nga telefonat më të rinj të Samsung-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.