Shkarkohet Conte, Sarri niset për në Londër, e pret Chelsea

Sport

Maurizio Sarri është nisur për në Londër për të konfirmuar kalimin te posti i menaxherit në Chelsea.

Trajneri i larguar nga Napoli pritet ta zëvendësojë Antonio Conten e shkarkuar nga “Blues”.

Sarri ka sqaruar shkëputjen e kontratës me ekipin nga Serie A dhe ka marrë rrugën për në Londër, raporton “Sky Sport”, përcjell “lajmi”.

Sarri si përforcim të parë te Chelsea do ta sjellë mesfushorin e Napolit, Jorginho.

ME TE LEXUARAT