Ronaldo i bën “gropën” Realit, merr te Juventusi edhe Marcelon?

Kliko per me shume info

Surprizat e merkatos te Juventusi nuk kanë të sosur. Pas Kristiano Ronaldos, një tjetër emër i madh pritet të zbarkojë në Torino.

Kliko per me shume info

Mediat italiane raportojnë se bardhezinjtë po mbyllin me sukses tratativat edhe për mbrojtësin brazilian, Marcelo.

Vetë ky i fundit, gjatë ditës së sotme ka filluar të ndjekë Juventusin në “Instagram”.

Ndërkohë dyshimet i shton edhe mesazhi i Marcelos:

Eh Kris, kush e kishte menduar se do të shkruaja këto fjalë. Të betohem se nuk ma kishte marrë mendja se do të largoheshe nga këtu por në këtë botë asgjë nuk është e përhershme. Do më mungojnë shumë bisedat me ty dhe momentet para finaleve kur me përvojë tënde, na siguroje se gjithçka do të shkonte mirë. Do të më mungosh, sepse je lojtari më i mirë. Kur të tërhiqem nga futbolli, do të ulem diku me një birrë para dhe do të mendoj të gjitha momentet që kemi kaluar bashkë te Reali dhe duke parë fotot tona”.

Tratativat kanë nisur dhe shumë shpejt mund të kemi edhe akordin përfundimtar mes palëve. Me Marcelon dhe Ronaldon, Juventusi do shndërohej në ekipin kryesor si favorit për të fituar Champions Leaguen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.