Real Madrid zgjedh super portierin e ri

Sport

Real Madrid ka identifikuar portierin e ri. “Marca” shkruan se klubi nga Santiago Bernabeu ka vendosur të paraqesë ofertë për transferimin e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois.

Reprezentuesi belg u shpall portieri më i mirë në “Kampionatin botëror 2018”, dhe ka bindur Real Madridin për ta tentuar blerjen e tij, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Courtois ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin në Chelsea por besohet se mund të jetë i interesuar të rikthehet në La Ligë ku luajti me sukses në Atletico Madrid.

ME TE LEXUARAT