Pogba: Kërcënon Kroacinë, nuk do të ketë një plan anti-Modric

Ai është vetëm 25 vjeç, por është një nga liderët e Francës në Kupën e Botës, falë edhe përvojës që ka fituar te Juventusi dhe Manchester United.

Po flasim për Paul Pogba, i cili ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales ndaj Kroacisë.

Kliko per me shume info

“Nuk do të përballemi me këtë finale si me atë të “Euro 2016”. Unë e njoh shijen e humbjes dhe është shumë e hidhur. Ne kemi ardhur kaq larg, sa nuk mund ta lëmë të na shpëtojë trofeu tani. Mbaj mend që atmosfera pas humbjes së “Euro 2016” nuk ishte e mirë. Nuk dua ta rikujtoj këtë. Ne duam të kthehemi me një buzëqeshje dhe ta bëjmë Francën të gëzojë”, tha ai.

“Nuk mendojmë nëse jemi favoritë. Kroatët ishin duke humbur kundër Anglisë, por nuk hoqën dorë, kanë luajtur 90 minuta më gjatë se ne, me tri kohë shtesë, por duan të tregojnë se nuk dorëzohen. Ne kujtojmë vetëm kritikat që kemi marrë në fillim të Botërorit, të cilat tashmë na motivojnë”.

“Ata nuk kanë një yll në fanellën e tyre dhe duan shumë ta marrin atë. Unë kam një yll në fanellë, por nuk e kam fituar vetë Botërorin. Në Europianin e luajtur në vendin tonë kemi menduar se gjithçka ishte bërë, nuk do të gënjej. Kur ne mundëm Gjermaninë, menduam se ishim duke shkuar për të fituar në finale, edhe duke parë rrugën e Portugalisë. Mentaliteti ishte ndryshe, tani jemi më të pjekur, duam të japim gjithçka dhe të fitojmë”.

Modric? Nuk do të ketë një anti-plan special për Modric. Të gjithë kroatët janë shumë të rrezikshëm, kanë një ekip të mirë, me lojtarë të mëdhenj, si Rakitic, Mandzukic, Perisic. Deschamps e di se çfarë është të jesh kampion i botës. Ishte një lojtar i madh, tani është një lider, e di si të na ndihmojë të gjithëve. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme”, përfundoi Pogba.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.