"Luani mirë kur më urreni", ja si i motivon futbollistët Pep Guardiola
Publikohet trajneri i dokumentarit ‘All or Nothing’ i cili do të publikohet në muajin gusht që shfaq fjalimet e Pep Guardiolas në dhomat e zhveshjes së Manchester Cityt.
Sezonin e kaluar ‘Amazon Prime’ fituan të drejtën e përcjelljes së rrugëtimit të Manchester Cityt drejt titullit të kampionit.
Në trajlerin e publikuar shihet se si Guardiola iu flet lojtarëve të Cityt në dhomat e zhveshjes.
Një nga momentet më interesante është kur Guardiola u thotë lojtarëve që kur jeni të zemëruar me të, luajnë më mirë.
“Disa nga ju luani më mirë kur jeni të zemëruar me mua. Kështu që, nëse duhet të më urreni, atëherë më urreni. Nuk ka asnjë problem.”