"Modric është në formën e tij më të mirë përballë Anglisë"

Sport

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç thotë se Modriç do ta bëjë më të mirën në ndeshjen kundër Anglisë.

Mesfushori i Real Madridit ka luajtur rol kryesor në Kupën e Botës duke qenë lojtari kryesor në tri ndeshje nga pesë të luajtura deri tani.

“Kualitetin e tij ai e ka treguar për shumë vjet, duke e parë atë duke bërë sprint pas 115 minutash tregon dëshirën e tij të madhe për të fituar”, thotë Daliç.

“Ai ka fituar gjithçka të mundshme me klubin e tij, mirëpo, nuk e ka bërë me kombëtaren. Ai është duke luajtur futbollin më të mirë në jetën e tij”, përfundoi tekniku kroat.

ME TE LEXUARAT