Kujdes me përdorimin e tepruar të smartphoneve, dëmtojnë rëndë lëkurën dhe krijojnë njolla

Teknologji

Ka ndonjë prej jush që mund të qëndrojë pa e kontrolluar WhatsApp-in qoftë edhe vetëm për një orë? Përdorimi i celularit në ditët e sotme është kthyer në domosdoshmëri. Por ndoshta jo të gjithë e dinë se ai mund të ketë pasoja në lëkurën tuaj. Ja cilat janë disa prej tyre që ndoshta do t’ju bindin ta shmangni përdormimin e shpeshtë të tij.

Poret tuaja janë në rrezik: Ndodh që shumë prej jush celularin e përdorin edhe në banjo. Por a keni menduar për mikrobet që mbart ekrani dhe ku përfundojnë ato? Direkt dhe në fytyrën tuaj. Kjo përkthehet në pika të zeza apo puçrra në fytyrë. Pas një thirrjeje të gjatë ose një dite të gjatë përdorimi, pastroni telefonin celular me antibakterial. Lëkura juaj do t'ju falenderojë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njolla në lëkurën tuaj: A e dini se përdorimi i vazhdueshëm i telefonit ndikon në rrudhosjen e qafës suaj? Duke qenë se vazhdimisht e ulni kokën, kjo bën që rrudhat të shtohen në atë zonë. Një zgjidhje është të përpiqeni të shihni telefonin celular në nivelin e fytyrës tuaj dhe gjithashtu të përdorni kremra kundër plakjes në atë zonë.

Alergji: Megjithëse nuk e besoni, mund të jeni alergjik ndaj substancave të caktuara që përbëjnë telefonin dhe paraqesin irritime ose pezmatim të lëkurës. Si mund ta parandaloni atë? Vendosni një xham mbrojtës në ekranin e celularit tuaj për të shmangur kontaktin sa më shumë që të jetë e mundur.

ME TE LEXUARAT