Kërkesa e parë e Cristiano Ronaldos për Juventusin

Sport

Cristiano Ronaldo ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Portugezi i dha fund qëndrimit prej nëntë viteve te Real Madrid, për t’u transferuar te Juventusi në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ pagoi 105 milionë euro për shërbimet e futbollistit më të mirë në botë.

Pak ditë pas zyrtarizimit te Juventus, ka ardhur edhe kërkesa e tij e parë shkruajnë mediet në Itali.

Ronaldo u ka kërkuar drejtuesve të Juventusit që të shqyrtojnë mundësinë e transferimit edhe të mbrojtësit të Real Madridit, Marcelon.

Marcelo dhe Ronaldo kanë pasur raporte të mira te Real Madrid, dhe kjo mund të ndikojë në vendimin e mbrojtësit brazilian.

ME TE LEXUARAT