Juventusit i ngrin buzëqeshja, ja sa kushton Ronaldo

Sport

Gazeta madrilene “Marca”, në një artikull të publikuar së fundmi, shkruan se Ronaldo nuk e ka ndarë ende mendjen dhe do të qëndrojë tek Real Madrid për të punuar me trajnerin e ri Julen Lopetegui.

Marotta dhe Paratic, dy nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër pritet të mbërrijnë në Madrid për të përfunduar çështjen “Ronaldo”.

Supozohet se klauzola e frikshme e Realit prej 1 miliardë eurosh është ende në fuqi.

Perez shpreson të pajtohet se Cristianon, megjithëse mendon se këtë herë ai do të largohet një herë e mirë.

Drejtuesit e Real Madrid do ta lënë yllin portugez të largohet nëse kjo është dëshira e tij, por me kusht që të shpjegojë arsyet e largimit publikisht.

Kjo bëhet me qëllim që e gjithë përgjegjësia për prishjen mes palëve, të bjerë mbi Ronaldon.

ME TE LEXUARAT