Instagram vjen me risinë që e prisnim të gjithë

Kliko per me shume info

Instagrami mund të bëhet i lodhshëm. Postime pa fund, njoftime nga ish i dashuri, faqe false që të ndjekin, kometet që lë fisi nëpër foto. Të gjitha këto mund të rregullohen lehtësisht, me ndihmën e versionit të ri të Instagram.

Sipas The Verge, Instagram do të përfshijë një rubrikë që i lejon përdoruesit të zgjedhin kush i ndjek e kush jo. Në fjalë të tjera, mund të bësh dikë të të mos ndjekë, duke klikuar tre pikat përbri emrit dhe duke zgjedhur Remove. Me vetëm dy hapa, përdoruesi s’ju ndjek më.

Kliko per me shume info

Nuk jeni të detyruar të bllokoni dikë, si më përpara dhe personi tjetër nuk njoftohet e nuk e kupton veprimin e ndërmarrë.

Sidoqoftë, nëse profilin e keni privat, gjërat mund të bëhen pak të sikletshme, pasi atyre do t’u duhet t’ju ndjekin sërish. Domethënë do ta kuptojnë që i keni hequr nga lista e ndjekësve.

Momentalisht, rubrika po testohet dhe pritet që së shpejti të jetë e përdorshme nga çdokush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.