Heroi i Kroacisë rrezikon finalen përballë Francës

Sport

Fluturoi në fushë ndaj Anglisë, duke u shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

Por 120 minutat e Perisiçit në “Luzhniki” ishin sfilitëse, aq sa ai përfundoi në spitalin e Moskës pas ndeshjes, si pasojë e një tërheqjeje muskulore pas kofshës së majtë.

Doktorët i vunë akull që në fushë për të mos lejuar ënjtjen. Sipas “Daily Mail”, ai është në dyshim, por kroatët janë gati të hyjnë edhe të fashuar në finale.

ME TE LEXUARAT