Dërgoi Kroacinë në finale, vjen oferta marramendëse për Daliç

Sport

Padyshim që surpriza më e madhe e Botërorit "Rusi 2016" ishte Kroacia. Suadra e drejtuar nga Zlatko Daliç arriti deri në finale ku u mund 4-2 nga Franca.

Trajneri kroat i ka mahnitur të gjithë pasi ka qenë një emër i panjohur për gjithë opinionin sportiv.

Ai ishte trajneri që paguhej më pak në Botëror, pasi përfitonte vetëm 500 mijë euro në vit si teknik i Kroacisë.

Sipas mediave kroate, atij i kanë ardhur oferta të shumta nga kampionate prestigjioze, por edhe shumë të rëndësishme financiarisht nga Azia.

Klubet kineze dhe nga Koreja e Jugut janë gati të bëjnë çmenduri për të dhe një prej tyre raportohet se ka ofruar një rrogë prej 5 milionë dollarësh në vit për teknikun.

Daliç ka kërkuar kohë të mendohet, pasi nuk ka vendosur ende nëse do të vazhdojë apo jo te Kroacia.

ME TE LEXUARAT