Nis prodhimi i avionëve pa pilot me energji diellore

Kompania Airbus ka hapur një kompleks prodhimi për dronin e vet diellor Zephyr, që ka thyer rekorde. Kjo vjen vetëm disa javë pasi Facebook hoqi dorë nga një projekt i ngjashëm.

Kompania Airbus ka hapur një kompleks prodhimi për dronin e vet diellor Zephyr, që ka thyer rekorde. Kjo vjen vetëm disa javë pasi Facebook hoqi dorë nga një projekt i ngjashëm.

Kliko per me shume info

Airbusi po thotë tani se po bashkëpunon me rrjetin social për të realizuar avionin që do të përdorë energji diellore.

Në qiellin e Arizonës, avioni Zephyr po përpiqet të thyejë rekordin e vet për kohëzgjatjen e fluturimit.

Mjeti ajror pa pilot që përdor rrezet e diellit, ka bërë pothuajse 1 mijë orë fluturim dhe ka thyer rekordin për numrin më të lartë të orëve të fluturimit pa u rifurnizuar: mbi dy javë, afro 340 hours duke u ngjitur në lartësi stratosferike, rreth 21 kilometra mbi tokë.

Ditën avioni funksionon me energji diellore, ndërsa natën me bateri diellore.

Airbus që e ka qendrën në Toulouse të Francës, po hap tani kompleksin e pare të prodhimit për programin Zephyr në Farnboroug të Britanisë së Madhe.

Jana Rosenmann, që drejton sistemet ajrore pa avion për Airbus thotë se ky kompleks ka aftësinë të prodhojë deri në 30 avionë në vit.

“Mendoj se është një kombinim i dy elementëve. Falë materialeve shumë të lehta, ky mjet ajror peshon më pak se 75 kilogramë. Dhe se dyti, sistemi i menaxhimit të baterive. Nuk bëhet fjalë thjesht për baterinë që në vetvete është e komplikuar, por se si ajo ndërvepron me pjesën tjetër të dronit, duke kursyer energji gjatë ditës dhe duke e lëshuar atë gradualisht gjatë natës, në mënyrë që të ruhet lartësia kritike stratosferike në mëngjes”, thotë ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.