WhatsApp vjen me risi të reja

Gjithnjë e më shumë risi nga rrjetet sociale të cilat po dominojnë tashmë çdo pjesë të jetës sonë.

Pak kohë më parë Whats App na njoftoi se me aplikacionin ‘whats removed’ do të kishim mundësinë të rikthenim mesazhet e fshira.

Kliko per me shume info

Ndërsa përditësimi i fundit tashmë ka të bëjë me imazhet.

Nëse jeni mërzitur nga vonesat në ngarkimin e fotove në WhatsApp tashmë është gjetur edhe zgjidhja.

Dërgimi i fotove në këtë rrjet social do të realizohet menjëherë ende pa u ngarkuar plotësisht në telefonin tuaj.

Kompania ka prezantuar opsionin e quajtur “Predicted Upload” e cili e bën edhe më efiçente shpërndarjen e fotove, shkruan Sot.

Por si shpjegohet kjo risi? Fotot karikohen përpara se përdoruesit të klikojnë opsionin “send”.

Kur zgjidhet një imazh WhatsApp i jep mundësi përdoruesit që të shtojë tekst apo një emoji dhe në këtë moment vetë aplikacioni e ngarkon foton në serverin e telefonit .

Dhe kur ju shtypni opsionin send dërgimi rezulton i menjëhershëm.

Ngarkimi i fotos në mënyrë të menjëhershme është tashmë aktiv për përdoruesit iPhone, dhe shumë shpejt do të jetë gati edhe për telefonët Android.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.