Trajneri i Francës flet për humbjen me Shqipërinë
Lajmifundit
/
13 Qershor 2015, 20:17
Sport
Trajneri i Frances, Didier Deschamps e ka pranuar se Shqipëria ka fituar me meritë kundër skuadrës së tij.
Tekniku Deschamps ka thënë se Shqipëria e meritoi fitoren 1:0, ndaj skuadrës së tij në Elbasan.
“Shqipëria ka konfirmuar se është një skuadër shumë garuese. Ka qenë e vështirë për ne, pasi Shqipëria nuk është dorëzuar asnjëherë dhe ka vazhduar të luajtur deri në fund”, tha Deschamps pas ndeshjes me Shqipërinë.
“Rezultati i këtij takimi ka qenë një rezultat i merituar. Përgjegjësinë e kësaj humbjeje e marrë unë”.