Thesari i fshehur, Porsche i harruar në garazh pret pronarin e ri

“Zbulimi i fundit nga hambari” është Porsche 356B Super 90 Coupe klasik nga viti 1962.

Pas gjithë këtyre viteve, ai kishte mbetur i harruar në një garazh privat, mbushur plot pluhur.

Kliko per me shume info

Porsche 356B Super 90 Coupe gjendet në SHBA fillimisht i përkiste një prifti, i cili, së bashku me makinën e tij u transferua në këtë vend nga Gjermania.

Ajo iu shit një klienti në Amerikë, i cili e mbajti në garazh për dekada të tëra. Tani është koha për të marrë një pronar të ri, i cili do t’i japë atij një shkëlqim.

Siç thuhet në shpalljen e kompanisë Gullëing Motor Cars, automobili ka kaluar vetëm 71.000 kilometra dhe, edhe pse i ndryshkur, ai ende është në gjendjen e tij origjinale. Ka ngjyrë argjendi të fabrikës, ndërsa enterieri ka ngjyrë të kuqe të errët.

Vetura posedon motor 1.6 litra me katër cilindra me 89 kuaj fuqi, dhe përshpejton nga 0-96 km/h) për 10 sekonda.

Makina të tilla si kjo është shumë vështirë për t’u gjetur në gjendje origjinale dhe 356B Super 90 Coupe ka çmimin 56,500 dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.