Maradona mbron Messin: Unë kam humbur 5 penallti radhazi

Kliko per me shume info

Legjenda argjentinase Diego Maradona ka dalë në krah të Lionel Messi-t pasi ky i fundit humbi një penallti të rëndësishme ndaj Islandës.

Gjatë barazimit 1-1, Messi kishte mundësinë të rikthente avantazhin për ekipin e tij nga pika e bardhë e njëmbëdhjetëmetërshit, por që nuk e shfrytëzoi.

Kliko per me shume info

Por Maradona thekson se edhe lojtarët më të mirë humbasin penallti – duke përfshirë edhe atë.

“Kam humbur katër penallti radhazi por ishte prapë Diego Armando Maradona,” shprehet fituesi i Kupës së Botës 1986 për Telesur.

“Humbja e dy pikëve nuk erdhi për shkak të penalltisë së humbur nga ai. Ai tregoi se kush është dhe dha gjithçka për ekipin. Djaloshi bëri detyrën e tij.

“Duke e parë në fushë, dukej që ishte shumë i mërzitur. Ashtu siç do të kisha qenë edhe unë. Ai i bëri të gjitha, por nuk kishte kujt t’ia pasonte topin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.