Kroatet “tërbojnë” serbët, iu djegin flamurin dhe thërrasin: Kosova, Kosova
Lajmifundit
/
25 Qershor 2018, 17:39
Sport
Një grup tifozësh kroatë kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa kanë djegur flamurin e Serbisë dhe në këngët e tyre dëgjohen thirrjet Kosova, Kosova.
Këtë gjë ata e kanë bërë në bazën e tyre në Rusi, teksa kanë shkuar për të përkrahur kombëtaren e tyre.
Kjo video e tifozëve kroat është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka tërbuar jashtë mase serbët, të cilët pas humbjes ndaj Zvicrës tani injorohen keq nga kroatët.
