Kontratë 3-vjeçare, Real Madridi gjen zëvendësuesin e Zidane
Lajmifundit
/
12 Qershor 2018, 16:28
Sport
Real Madrid ka zgjedhur trajnerin e ri që do të zëvendësojë funksionin e lënë bosh nga Zinedine Zidane.
Me një komunikatë për shtyp, klubi kampion i Evropës ka njoftuar se Julen Lopetegui do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës madrilene.
Trajneri i Spanjës do të nisë punën me Realin menjëherë pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”.
Lopetegui ka nënshkruar një kontratë me Realin deri në vitin 2021.