Interi shet Rei Manajn, shqiptari bëhet me ekip të ri

Sport

Rey Manaj largohet përfundimisht nga Interi.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, do vijojë karrierën sërish në Spanjë, atje ku vitin e fundit e mbylli si pjesë Granadas.

Tashmë Interi i gjen destinacion të ri dhe mësohet se sot ia ka shitur Albasetes.

21-vjeçari ka përfituar një kontratë 5-vjeçare, që do të thotë që shkëputet përfundimisht nga Interi.

Shifrat që përfiton Interi dhe paga e Manajt janë ende të papublikuara.

Sezonin e fundit Albasete me vuajtje mbijetoi në Segunda, ndërsa Manaj shpreson të luajë rregullisht.

ME TE LEXUARAT