Goli i Shaqirit i jep fitoren Zvicrës

Sport

shaqiriiiiPërfaqësuesja e Zvicrës ka regjistruar fitore prej 2-1 si mysafir i Lituanisë, për të forcuar pozitën e dytë në tabelën e Grupit E.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa Fiodor Cernych i kaloi lituanezët në epërsi në fraksionin e dytë (65’). Shumë shpejt u barazua rezultati me golin e Josip Drmic (69’).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presioni dhe rastet e shumta të zviceranëve u konkretizuan me golin e Xherdan Shaqirit, i cili rezultoi edhe goli i fitores (84’).

Zvicra numëron 12 pikë dhe është në vend të dytë në Grupin E, me pesë pikë prapa Anglisë që është lider.

Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri luajtën nga minuta e parë në këtë sfidë, ndërsa Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili u inkuadruan në pjesën e dytë.

ME TE LEXUARAT