Godet gruan me sqepar, arrestohet 65 vjeçari

Aktualitet

Një tjetër rast dhunë në familje ka ndodhur, kësja here në Memaliaj, ku burri 65 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në njëftimin e policisë thuhet se: "Në pranga u vu Ferik Myrtaj, 65 vjeç pasi në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me sende të forta (sqepar) në kokë e trup bashkëshorten e tij shtetasen A.M, 57 vjeçe, banuese në Memaliaj".

Shtetasja ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal "Omer Nishani" Gjirokastër, jashtë rezikut për jetën. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shakllës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

 

ME TE LEXUARAT